HomeBASKETBOLLRinis edhe Liga Unike për meshkuj, pjesmarrëse sivjet edhe Vllaznia

Rinis edhe Liga Unike për meshkuj, pjesmarrëse sivjet edhe Vllaznia

Pas dy edicionesh të cunguara, ku Liga Unike për meshkuj në basketboll zhvillohej vetëm në pak ditë dhe me sistem grumbullimi, eventi mbarëkombëtar i këtij sezoni do të jetë më i plotë. Sipas FSHB-së, këtë herë sezoni do të luhet me sistem vajtje-ardhje.

Pjesëmarrëse në këtë event që nis këtë javë do të jenë 8 nga skuadrat më të mira të dy kampionateve: Besëlidhja, Vllaznia, Teuta e Tirana nga Shqipëria si dhe Bashkimi, Golden Eagle Ylli, Vëllaznimi e Sigal Prishtina nga Kosova.

Në këtë edicion, skuadrat do të ndahen në dy grupe. Në Grupin A do të marrin pjesë ekipet e Besëlidhjës, Teutës, Bashkimit dhe Vëllaznimit, kurse në atë B luajnë skuadrat e Golden Eagle Ylli, Sigal Prishtina, Tirana dhe Vllaznia.

Ndeshjet do të zhvillohen në sistem vajtje ardhje dhe dy ekipet e renditura në dy vendet e para të secilit grup do të kualifikohen në “Final Four Liga Unike 2025”, që do të zhvillohet në Kosovë në pranverë.

Rezultatet e ndeshjet ndërmjet klubeve të Kosovës do të llogariten nga duelet mes tyre në ProCredit Superliga, nga raundi i dytë dhe i treti i garave. Me kërkesë të Federatës Shqiptare të Basketbollit klubet shqiptare do t’i zhvillojnë ndeshjet e Ligës Unike në mes vete të ndara nga kampionati shqiptar.

Java e parë, Grupi A

Besëlidhja – Bashkimi

Teuta – Vëllaznimi

Java e parë, Grupi B

Golden Eagle Ylli – Tirana

Sigal Prishtina – Vllaznia

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments