Saturday, May 30, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Mbrojtësi shkodran drejt transferimit në Ukrainë

MERKATO/ Mbrojtësi shkodran drejt transferimit në Ukrainë

Pas Irgi Kasallës, klubi i Vorës mund të tranferojë një tjetër futbollist në Ukrainë. Këtë herë bëhet fjalë për mbrojtësin shkodran të kësaj skuadre, Serjan Repaj. Sipas medias së shkruar, mësohet se palët kanë arritur marrëveshjen në parim dhe 25-vjeçari pritet të transferohet te skuadra ukrainase Epicenter.

Për momentin nuk janë bërë publike detajet financiare të operacionit, por ajo që bie në sy është fakti se Vora po kthehet jo vetëm në një trampolinë të rëndësishme për lojtarët shqiptarë, por edhe në një klub që po mbush arkat falë merkatos. Repaj qëndroi vetëm një sezon te Vora, por mjaftoi për të bërë hapin e madh drejt futbollit ukrainas.

Mbrojtësi ka qenë më parë pjesë e Apolonisë dhe Vllaznisë, ndërsa te skuadra vorake arriti të shpërthejë plotësisht. Ironikisht, Vllaznia nuk i besoi një “produkti të shtëpisë”, ndërsa te Vora ai u kthye në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Gjatë sezonit të fundit, Repaj u aktivizua në 33 ndeshje, duke grumbulluar 2915 minuta në fushë dhe duke bindur me paraqitjet e tij, çka i hapi dyert për transferimin në Ukrainë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments