Saturday, May 30, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREU largua nga Tirana, Orges Shehi shumë pranë emërimit në krye të...

U largua nga Tirana, Orges Shehi shumë pranë emërimit në krye të skuadrës së njohur

Sipas informacionit të fundit që vjen nga mediumi “Dueli Sportiv” në Kosovë, bëhet e ditur se ish-trajneri i Tiranës Orges Shehi është shumë pranë zyrtarizimit te klubi i Prishtinës.

Edhe pse ka pak orë që është larguar nga bardheblutë, 48-vjeçar ka gjetur akordin me prishtinalitë. Për Shehin, Superliga e Kosovës është rikthim, pasi ka drejtuar më herët Ballkanin, konkretisht në sezonin 2024-2025.

Durrsaku e mori drejtimin e skuadrës së Tiranës në 23 shkurt të këtij vitit dhe ia doli t’i mbaj në Superiore, pavarësisht se gjendeshin në vendin e fundit të tabelës, e përkthyer me 7 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje.  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments