Monday, June 1, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZYRTARE/ Vllaznia e sezonit të ri nis nga trajneri. Edi Martini rinovon...

ZYRTARE/ Vllaznia e sezonit të ri nis nga trajneri. Edi Martini rinovon edhe për dy sezone të tjera në pankinën kuqeblu

Ndonëse kanë kaluar vetëm pak orë nga mbyllja e sezonit që në fakt nuk ishte ajo mbyllje që të gjithë shkodranët prisnin, tek Vllaznia ka nisur menjëherë puna për sezonin e ri. Kjo edhe për atë se Kupat e Europës janë në prag dhe nuk ka kohë për të humbur.

Klubi kuqeblu ditën e sotme ka nisur sot me rinovimet e kontratave dhe gjëja e parë që kanë bërë ka qenë rinovimi me trajnerin Edi Martini. Madje nga sa mësohet, ai do të jetë në pankinën e Vllaznisë edhe për dy sezonet e ardhshme. Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate të shpërndarë nga vetë nga vetë klubi.

“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka arritur akordin me trajnerin Edi Martini për të qenë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët edhe për dy sezonet e ardhshme”- shkruhet në këtë njoftim.

Tashmë me Martinin në pankinë, por edhe me një pjesë të madhe të lojtarëve që janë ende nën kontratë, fokusi do të jetë tek firmosja me të tjerë lojtarë në mënyrë që të formohet një skuadër e fortë dhe pretendente edhe për sezonin e ri.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments