Monday, June 1, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVE'Shpërthen' Megi Doçi: 13 me radhë… vazhdojmë ta sjellim në shtëpi. Premioja...

‘Shpërthen’ Megi Doçi: 13 me radhë… vazhdojmë ta sjellim në shtëpi. Premioja e Bashkisë? Nga një shishe ujë pa gaz për person

Vllaznia e femrave bëri atë që di të bëjë më mirë, të fitojë dhe të sjellë në Shkodër titullin kampion. Ky i së premtes që kaloi ishte i 13-ti rradhazi, megjithatë nuk mori atë vëmendjen që pritej. Edhe nga tifozët që nuk ishin aq sa pritej në tribunat e stadiumit “Selman Stërmasi” në finalen ndaj Apolonisë (të fituar me rezultatin 2-0), por edhe drejtues të sportit dhe zyrtarë të pushtetit lokal të Shkodrës.

Një “neglizhencë” e tillë ndaj këtij ekipi, ka bërë që kapitenia Megi Doçi përmes një statusi të shpërndarë në rrjetet sociale të godasë jo pak. Ja çfarë shkruan ajo:

“Rrugë e gjatë për këtë… Ia vlejti! 13 me radhë… vazhdojmë ta sjellim në shtëpi!

Faleminderit tifozëve të Vllaznisë për mbështetjen, që krenohen me ne vetëm kur humb ekipi i djemve. Shprehja “jemi në borxh ndaj këtyre vajzave” dëgjohet shpesh, por nuk duken askund në horizont, edhe pse hyrja është FALAS.

Faleminderit Federatës për vlerësimin maksimal që na jep çdo vit — nga oraret e ndeshjeve në pikun e vapës, deri te kupat e medaljet që mezi i mbijetojnë ceremonisë së ndarjes se te vlera që kanë s’po futem fare …

Faleminderit edhe të ashtuquajturve deputetë, që vijnë, mbajnë ndonjë fjalim mbështetës, bëjnë disa foto e video për rrjetet sociale dhe largohen…

Aaa, po se desh harrova…

Falënderimi më i veçantë shkon për Kryetarin e Bashkisë Shkodër për premion që i dha ekipit: nga një shishe ujë pa gaz për person.

Sapo të zgjidhem… do të bëhem vegjetarian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments