Monday, June 1, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREMERKATO/ Besëlidhja largon 8 futbollistë dhe zëvendëstrajnerin

MERKATO/ Besëlidhja largon 8 futbollistë dhe zëvendëstrajnerin

lubi i Besëlidhjes është ngjitur në Kategorinë e Parë përsëri me stofin e kampiones së Kategorisë së Dytë, por me idenë e qartë se i nevojitet një marsh më shumë që nga edicioni i ardhshëm.

Për këtë arsye, në klub ka nisur menjëherë merkato, duke menduar për të ardhmen dhe përtej afrimeve të emrave cilësorë, është bërë e qartë se cilët janë ata futbollistë të cilët nuk do të jenë pjesë e projektit.

“Klubi ndërpret bashkëpunimin me lojtarët Neziri, Beci, Biba, Danaj, Ramilli, Oduro, Bega, Alan Sander dhe zv.trajnerin Alket Kruja. Duke i falënderuar për kontributin me fanellën tonë si pjesë e suksesit në kurorëzimin kampion sezonin e sapo mbyllur dhe sa më shumë suksese në karrierën sportive në vijim”, shkruhej në njoftimin e lezhjanëve.

Ata kësisoj kanë mbyllur marrëveshjen me një numër të konsiderueshëm lojtarësh nga edicioni i kaluar, të cilët do i zëvendësojnë në ditët në vijim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments