Monday, June 1, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREMERKATO/ Besëlidhja pranë zyrtarizimit të mesfushorit lezhjan

MERKATO/ Besëlidhja pranë zyrtarizimit të mesfushorit lezhjan

Drejtuesit e Besëlidhjes e kanë marrë shumë seriozisht ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri dhe puna ka nisur shumë herët. Së pari është bërë largimi i 8 lojtarëve që nuk kanë qenë në planet e stafit teknik për pjesmarrjen tashmë në kategorinë e parë të futbollit shqiptar.

Më pas është vijuar me marrjen e lojtarëve të tjerë dhe i pari që firmosi ishte Lorenc Trashi. Mbrojtësi i njohur i habiti të gjithë me firmën e tij për lezhjanët por duket se u bind nga oferta dhe projekti i tyre.

Firma e dytë ndërkohë duket se do t’i takojë një lezhjani. Bëhet fjalë për Patrik Fetajn. Ky i fundit ka mbyllur sot aventurën e tij me Burrelin, për t’u rikthyer te Besëlidhja, aty ku më përpara ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Kujtojmë që 28-vjeçari i cili luan si mbrojtës i djathtë, është aktivizuar me Besëlidhjen nga vitit 2018 deri në 2022-shin. Ndërsa tani, është gati të japë përsëri kontributin e tij, në Kategorinë e Parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments