Tek Vllaznia vijon puna për ndërtimin e skuadrë së sezonit të ardhshëm dhe sapo është njoftuar firma me një tjetër futbollist që ka qenë pjesë e skuadrës në sezonin që sapo lamë pas. Bëhet fjalë për Edon Muratajn. Edhe me të, verën e shkuar u pat firmosur një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe për një sezon tjetër.
Dhe kështu ka ndodhur. Dy palët kanë qenë të kënaqura me njëra- tjetrën dhe kanë njoftuar aktizimin e klauzolës për rinovimin e kontratës, çka do të thotë se Murataj do të jetë pjesë e Vllaznisë deri në fund të sezonit 2026-2027.
Lajmi bëhet i ditur nga klubi shkodran që në faqen e tij shkrruan:
“Edon Murataj kuqeblu edhe për një sezon tjetër.
Edhe një tjetër futbollist do të vijojë rrugëtimin e tij me skuadrën tonë edhe për sezonin e ardhshëm. KF Vllaznia dhe Edon Murataj kanë rënë dakord të vijojnë bashkëpunimin edhe për një vit tjetër”.


