FAQJA E PARE KRYESORE'Atletik Klub' bën një 'përforcim' të rëndësishëm për stafin e tij: Altin...

‘Atletik Klub’ bën një ‘përforcim’ të rëndësishëm për stafin e tij: Altin Xhahysa bashkohet me të

“Atletik Klub” është një nga Akademitë e njohura të futbollit që funksionon prej vitesh në Shkodër dhe nga rradhët e saj kanë dalë disa lojtarë që sot luajnë edhe jashtë vendit, por edhe nëpër skuadra të ndryshme të kampionatit shqiptar.

E veçanta e kësaj Akademie është numri i madh i fëmijëve që ka të rregjistruar, por edhe përzgjedhja e stafit teknik dhe përkushtimi i treguar prej tyre. Por ndërkohë Gazeta “SHKODRA SPORT” mëson se ditët e fundit ‘Atletik Klub” ka bërë edhe një ‘goditje” në merkato, duke afruar një rradhët e saj një emër të njohur të futbollit shkodran si Altin Xhahysa.

Ai njihet si një prej trajnerëve më të mirë që punon me moshat në Shkodër dhe prania e tij tashmë në stafin e kësaj Akademie do të jetë edhe një plus më shumë për rritjen e numrit të fëmijëve, por edhe të cilësisë së punës.

Në dy sezonet e fundit, Xhahysa ka qenë pjesë e Akademisë “Djelmnia Shkodrane”, por tashmë për të nis një periudhë e re, tek “Atletik Klub” ku pritet të vërë në zbatim të gjitha njohuritë e tij të trajnimit.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments