Shumë zhurmë në futboll, shumë ndërhyrje dhe si rrjedhojë edhe sezoni i ri ka nisur me polemika. Madje të mëdha. I ka prodhuar ndeshja e mbrëmshme në mes Elbasanit dhe Vllaznisë, ku të gjithë tashmë, nën zë dhe me zë po e pranojnë që shkodranëve “u është ngrënë haku”.
Në fakt këtë nuk e thanë në “Final 4” të sezonit të kaluar kur një gabim i arbitrave në ndeshjen me Egnatian, i humbi ndoshta titullin kampion Vllaznisë. Dhe në këtë kontekst tashmë në Shkodër kanë filluar të ngrenë zërin.
Ka reaguar së fundi edhe kardiologu i njohur dhe tifozi i Vllaznisë Luan Dragusha, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale bën thirrje dhe ndoshta edhe një propozim interesant: Ngritjen e Sport- SPAK. Ja çfarë shkruan doktori në statusin e tij:
“Unë mendoj se në qoftë se ndryshe nga arbitrat e sportit, albitrat e prokurorisë do ta përdornin sistemin VAR, nuk kanë me e quajt golin që ka ba presidenti i Vllaznisë, se shihet qart që e ka ba pozicion jashtë lojet. Mendoj se ka ardh koha për një reformë në drejtësi edhe për sportin, duhet një Sport-SPAK”
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


