Në media të ndryshme është folur këto ditë për mundësinë e largimit të Klinti Qato nga Vllaznia teksa flitej për oferta të ardhura nga Kazakistani e Azerbajxhani si dhe nga një skuadër e kampionatit shqiptar, por në fakt asgjë nuk do të ndodhë sepse mesfushori 28 vjeçar do të jetë sërish pjesë e Vllaznisë.
Ka qenë vetë klubi shkodran që e ka bërë të ditur një gjë të tillë pak minuta më parë teksa përmes një postimi në faqen zyrtare ka treguar se Qato do të jetë pjesë e skuadrës kuqeblu deri në vitin 2027.
“Vazhdojmë edhe me Klinti Qaton..
Edhe një sezon tjetër do të jemi me futbollistin Klinti Qato në rrugëtimin tonë të përbashkët. Ecim më tej…”- shkruhet në postimin e KF Vllaznia për rinovimin e rradhës.
Qato kësisoj bëhet futbollisti i gjashtë nga kontigjenti i sezonit të kaluar që rinovon kontratën, pas Sherif Kallakut. Lirim Kastratit, Leon Pohls, Edon Muratajt dhe Jasmin Çelikoviç.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


