Thursday, June 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMediat nuk falin Portugalinë

Mediat nuk falin Portugalinë

Shtypi sportiv në Portugali ka reaguar me tone të forta pas barazimit 1-1 të kombëtares kundër Republikës Demokratike të Kongos në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026.

Mediat e përshkruajnë paraqitjen e ekipit si zhgënjyese dhe larg pritshmërive.

Gazeta “A Bola” hapet me titullin simbolik “Kjo është e papranueshme”, duke theksuar se Portugalia zhvilloi “shumë lojë, pak raste dhe shumë gabime”.

Në faqen e parë shfaqet edhe një fotografi e kapitenit Cristiano Ronaldo me dorën në fytyrë, duke reflektuar zhgënjimin pas ndeshjes.

Sipas gazetës, Ronaldo luajti 90 minuta dhe humbi dy raste të pastra në mënyrë të pazakontë për të.

Edhe “Record” mban një qëndrim kritik, me titullin “Kjo nuk do të funksionojë, Portugali”, duke theksuar se ekipi duhet të përmirësojë ndjeshëm lojën për të vazhduar ëndrrën e Botërorit.

Ndërkohë, “O Jogo” fokusohet te performanca e dobët e skuadrës dhe e kapitenit, me titullin “Topi jashtë”, duke nënvizuar zhgënjimin në debutim dhe paraqitjen e dobët të Ronaldos dhe shokëve të tij.

Kombëtarja portugeze do të rikthehet në fushë më 23 qershor kundër Uzbekistan, në ndeshjen e dytë të Grupit K, ku aktualisht kryeson Kolumbia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments