Për 3 ditë me rradhë Shkodra ka qenë mikëpritëse e një turneu shumë interesant të moshave, pikërisht të edicionit të 9-të të “Shkodra Summer Cup”, e organizuar nga “Shkodra Sport Event” në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër dhe me mbështetjen e Bashkia Shkodër, Federatës Shqiptare të Futbollit, Kolegjiumin e Arbitrave Shkodër etj.
Edicioni i sivjetëm ka shënuar një pjesmarrje edhe më të madhe të ekipeve dhe futbollistëve, teksa kanë marrë pjesë rreth 1500 fëmijë të 55 klubeve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Ndeshjet kanë qenë të vlefshme për katër grupmosha dhe pikërisht U9, U11, U13 dhe U15.
Në përfundim të ndeshjeve është zhvilluar edhe ceremonia përmbyllëse e turneut e cila u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi”, me pjesmarrjen edhe të një numri të madh sportdashësish. Ja edhe më të mirët e këtij edicioni:
“Fituesit e Shkodra Summer Cup 2026”:
Fair Play: Arasta
Grupmosha U-9:
Vendi i parë K.F. Shkodra
Vendi i dytë F.C. Scutari
Grupmosha U-11:
Vendi i parë K.F. Vllaznia
Vendi i dytë Atletik Klub Shkodra
Grupmosha U-13:
Vendi i parë F.C. Scutari
Vendi i dytë K.F. Vllaznia
Grupmosha U-15
Vendi i parë K.F. Shkodra
Vendi i dytë F.C. Djelmnia Shkodrane 2017


