Ditën e djeshme kemi shkruar për portierin Alevio Ndoj që udhëtoi drejt Sllovenisë me ekipin e parë për të marrë pjesë në fazën përgatitore që do të zhvillojë atje, në prag të ndeshjeve europiane. Por në fakt, Ndoj nuk ka qenë i vetmi pjestar i Akademisë Vllaznia që ka udhëtuar me ekipin e të rriturve.
Bashkë me të kanë qenë edhe 4 futbollistë të tjerë të Akademisë Vllaznia. Bëhet fjalë edhe për dy 18 vjeçarët Amer Kthupi dhe Erman Pishtari si dhe për dy 17 vjeçarët Simon Uldedaj dhe Sokol Uldedaj.
Stafi i ekipit të parë i ka në vëmendje këto futbollistë që kanë spikatur me ekipet e moshave dhe si rrjedhojë që prej fillimit të stërvitjeve për sezonin e ri ato kanë qenë të pranishëm dhe ndërkohë tashmë do të zhvillojnë edhe fazën përgatitore në Slloveni.
Klubi shkodran gjithmonë i ka patur në vëmendje futbollistët e rinj dhe kështu po ndodh sërish. Kjo padyshim që është diçka shumë pozitive, e cila i motivon edhe më shumë ata për të ardhmen.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


