Monday, June 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMbrojtësi shkodran Serjan Repaj transferohet në Ukrainë

Mbrojtësi shkodran Serjan Repaj transferohet në Ukrainë

Klubi nga Premier League ukrainase, Epicentr Kamyanets-Podilskyi, ka zyrtarizuar transferimin më të ri, qendërmbrojtësin shkodran Serjan Repaj.

25-vjeçari ka vendosur të largohet nga Vora dhe të zgjedh një klub të ri, jashtë kufijve. Repaj kishte marrë profilin e liderit në prapavijën e Vorës nën urdhërat e trajnerit Arjan Bellaji, po kjo zhvendosje krijon “gropë” te vorakët.

Në edicionin që lamë pas, Repaj luajti 33 ndeshje nga 36 në Superiore, titullar i padiskutueshëm dhe me mjaft personalitet në fazën defensive.     

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments