Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Mesfushori Esat Mala është shumë pranë bashkimit me Teutën dhe, sipas informacioneve të fundit, pritet që nesër të jetë i pranishëm në seancën stërvitore të skuadrës durrsake. Lojtari ka qenë prej javësh në qendër të negociatave me klubin bregdetar, ndërsa palët duket se kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt marrëveshjes së fundmi.
Dalja e Malës në stërvitje do të ishte një sinjal i qartë se transferimi i tij te Teuta po shkon drejt finalizimit dhe tashmë, pritet vetëm firma e tij në kontratë.
Mesfushori, i cili u largua nga Vllaznia pas disa sezonesh si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, pritet të jetë një përforcim me peshë për ekipin e trajnerit Edlir Tetova.
Tashmë mbetet të shihet nëse në ditët në vijim do të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


