Wednesday, June 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Vllaznia firmos edhe me ish- mesfushorin e Skënderbeut

LAJMI I FUNDIT/ Vllaznia firmos edhe me ish- mesfushorin e Skënderbeut

Vllaznia ka zyrtarizuar pak minuta më parë një tjetër përforcim. Këtë herë bëhet fjalë për një emër të njohur të kampionatit shqiptar, ish- futbollistin e Skënderbeut, Randy Dwumfour. Futbollisti ganez në këtë mënyrë do të nisë një aventurë të re në futbollin tonë, por këtë herë me ekipin shkodran.

Ja postimi i klubit shkodran për përforcimin e rradhës:

“Mirë se erdhe, Randy Dwumfour!

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit Randy Dwumfour, i cili do të veshë fanellën kuqeblu pas eksperiencës së fituar në kampionatin shqiptar.

Futbollisti ka firmosur një kontratë 1+1, me të drejtë rinovimi, duke u bërë pjesë e projektit të Vllaznisë për sezonet në vijim.

Me forcën fizike, dinamizmin dhe eksperiencën e tij në futbollin shqiptar, Randy pritet të sjellë vlera të rëndësishme për ekipin tonë.

I urojmë Randy-t suksese dhe sa më shumë fitore me fanellën e Vllaznisë!

Mirë se erdhe në familjen kuqeblu!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments