Friday, June 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPortieri shkodran Tomas Kiri firmos edhe për dy vite të tjera me...

Portieri shkodran Tomas Kiri firmos edhe për dy vite të tjera me Dinamon

Shkodrani Tomas Kiri do vijojë të jetë pjesë e Dinamos edhe për dy sezonet e ardhshme. Është vetë klubi kryeqytetas që e ka njoftuar rinovimin me portierin 21-vjeçar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kiri shihet si një element me shumë perspektivë dhe që ofron garanci për të ardhmen te kryeqytetasit e sidomos për trajnerin Ilir Daja.

“Urojmë që së bashku të arrijmë objektivat për të fituar të tjerë trofe”, shkruan më tej Dinamo në komunikimin e tyre.

Më herët, 21-vjeçari ka qenë pjesë e italianëve të United Riccione, ndërsa ka luajtur po ashtu në kampionatin shqiptar me skuadrat si Tirana, Kastrioti, Shkëndija U-19, ndërsa zanafillat e karrierës i pati tek Vllaznia U-15.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments