Monday, June 29, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMbyllet pjesa e parë e miqësores, Vllaznia barazim 1-1 ndaj rumunëve të...

Mbyllet pjesa e parë e miqësores, Vllaznia barazim 1-1 ndaj rumunëve të Arges Pitesti

Vllaznia po luan në këto momente ndeshjen e saj të katërt miqësore në fazën përgatitore që është duke zhvilluar në Slloveni. Në këto momente sapo ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes me ekipin rumun Arges Pitesti i cili është renditur në vendin e gjashtë në kampionatin kryesor të këtij vendi sezonin e kaluar dhe këto 45 minuta janë mbyllur në shifrat e barabarta 1-1.

Kuqeblutë e Edi Martinit e kanë nisur ndeshjen me këtë formacion: Jukaj, Cetkoviç, Latifi, Gurishta, Bardhi, Ara, Qato, Dros, Murataj, Toma, Balaj. Në minutën e 20-të ata kanë kaluar në avantazh. Ka qenë një goditje dënimi e ekzekutuar nga Murataj dhe topi është grushtuar nga portieri rumun duke shkuar tek Qato që brenda zonës ka gjuajtur saktë duke e dërguar topin në rrjetë.

Ndërkohë në minutën e 29-të, kanë qenë futbollistët e Arges Pitesti që kanë barazuar me një gjuajtje nga jashtë zone. Tashmë mbetet të shohim se çfarë do të prodhojë pjesa e dytë ku trajnerët padyshim që do të provojnë edhe lojtarë të tjerë.

Kjo është miqësorja e katërt për Vllazninë. Të parën e humbi 0-4 ndaj Olimpia Ljubjaja, ndërsa të dytën e fituan 6-3 ndaj ekipit kroat NK Rudes dhe të tretën e humbën 2-4 ndaj sllovenëve të FC Koper.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments