Thursday, July 2, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia zyrtarizon marrëveshjen me Partizanin për huazimin e sulmuesit Rrok Toma

Vllaznia zyrtarizon marrëveshjen me Partizanin për huazimin e sulmuesit Rrok Toma

Ka disa ditë që është në stërvitje me Vllazninë dhe madje ai shënoi gol edhe në njërën prej miqësoreve që ajo zhvilloi së fundi në Slloveni, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi i marrëveshjes në mes klubit shkodran dhe Partizanit për huazimin e futbollistit Rrok Toma.

21 vjeçari nga Lezha që është edhe pjesë e kombëtares U21 do të jetë në dispozicion të trajnerit Martini që në ndeshjet europiane dhe sigurisht që pritshmëritë për të janë të mëdha, nisur edhe nga fakti se të dy ata kanë punuar sëbashku edhe tek Teuta.

Ja postimi klubit shkodran për përforcimin e tij të rradhës:

“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka arritur një marrëveshje me FK Partizani për huazimin e futbollistit Rrok Toma. Sulmuesi që është edhe pjesë e kombëtares U21 do të vishet tashmë kuqeblu duke premtuar të bëjë më të mirën me skuadrën tonë.

Mirë se erdhe Rrok Toma!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments