Thursday, July 2, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFederata gjermane po kërkon dorëheqjen e Nagelsmann - shkak kompensimi milionësh nëse...

Federata gjermane po kërkon dorëheqjen e Nagelsmann – shkak kompensimi milionësh nëse ai shkarkohet

E ardhmja e Julian Nagelsmann në krye të Kombëtares së Gjermanisë është vënë seriozisht në pikëpyetje pas eliminimit zhgënjyes nga Kupa e Botës. Sipas raportimeve të Bild, drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) i kanë ofruar trajnerit 38-vjeçar mundësinë që të largohet me dorëheqje, dy vjet para përfundimit të kontratës së tij.

Të enjten është zhvilluar një takim tre-orësh mes Nagelsmannit dhe krerëve të DFB-së, ku ishin të pranishëm presidenti Bernd Neuendorf, Hans-Joachim Watzke, Rudi Völler dhe Andreas Rettig. Tema kryesore ishte e ardhmja e përzgjedhësit pas humbjes ndaj Paraguait në raundin e 16-të të Kupës së Botës.

Federata i ka dhënë Nagelsmannit kohë që të vendosë nëse do të largohet vetë nga posti. Nëse ai nuk pranon të japë dorëheqjen, DFB mund të aktivizojë klauzolën për ndërprerjen e kontratës.

Në këtë rast, federata gjermane do të detyrohej t’i paguante Nagelsmannit rreth 7 milionë euro dëmshpërblim për ndërprerjen e parakohshme të marrëveshjes.

Vendimi përfundimtar pritet të merret më së largu në fillim të javës së ardhshme. Ndërkohë, emri i Jurgen Klopp vazhdon të përmendet si kandidati kryesor për ta zëvendësuar Nagelsmannin në stolin e Gjermanisë. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments