Friday, July 3, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREKonfirmohet lajmi i 'Shkodra Sport', sulmuesi shkodran Antonio Delaj firmos me Besëlidhjen

Konfirmohet lajmi i ‘Shkodra Sport’, sulmuesi shkodran Antonio Delaj firmos me Besëlidhjen

Ditën e djeshme ka qenë Gazeta “Shkodra Sport” e para që dha lajmin se sulmuesi shkodran Antonio Delaj që e mbylli marrëveshjen me Elbasanin, do të transferohej tek Besëlidhja. Madje, kjo e fundit do të paguante edhe një shumë prej 10 mijë eurosh për kartonin e tij.

Ndërkohë ditën e sotme ka qenë vetë klubi lezhjan që e ka prezantuar atë. Nga sa mësohet, 22 vjeçari shkodran do të jetë pjesë e kësaj skuadre për dy sezonet e ardhshme.

Ka qenë vetë trajneri Elvis Plori që e ka kërkuar këtë futbollist pasi ia di mirë vlerat dhe tre sezone më parë të dy ata u patën shpallur kampionë të Shqipërisë me ekipin Vllaznia U21. Më pas Delaj provoi të luante me ekipin e parë të Vllaznisë, por nuk gjeti hapësirat e duhura dhe për këtë arsye u transferua në Elbasan.

Por edhe atje e njëjta situatë dhe vetë lojtari ka kërkuar të largohet pPor edhe atje e njëjta situatë dhe vetë lojtari ka kërkuar të largohet për të gjetur një skuadër ku të luantë rregullisht dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse zgjodhi Besëlidhjen.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments