Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia në futboll për femra femrave ka nisur organizimin e fazës përgatitore në prag të ndeshjeve të UEFA Women’s Champions League. Kampionet e Shqipërisë do të grumbullohen në qytetin e Pukës, ku do të zhvillojnë përgatitjet verore në kushte klimaterike të favorshme dhe me një infrastrukturë të përshtatshme për stërvitje.
Zgjedhja e Pukës është bërë e mundur falë mbështetjes së kryebashkiakut Rrok Dodaj, i cili ka vënë në dispozicion të skuadrës kushte moderne akomodimi, si edhe klimën e freskët të qytetit verior.
Stafi teknik, me në krye trajnerin Nikolin Leka, synon që gjatë kësaj periudhe të ndërtojë formën optimale të ekipit për përballjet europiane që e presin në javët e ardhshme.
Përgatitjet në Pukë pritet të zgjasin afro dy javë, me fokus të veçantë te përmirësimi i gjendjes fizike dhe harmonizimi i grupit. Objektivi i kuqebluve është që të paraqiten në formën më të mirë të mundshme në arenën europiane dhe të synojnë një tjetër ecuri pozitive në kompeticionet e UEFA-s.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


