Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Besëlidhja ka startuar zyrtarisht seancat stërvitore në kompleksin “Brians në Gajush, duke hedhur themelet e përgatitjeve për sezonin 2026-2027.
Nën drejtimin e stafit teknik dhe trajnerit Elvis Plori, futbollistët kanë zhvilluar seancën e parë, me synimin për të ndërtuar formën optimale për edicionin e ri.
Pas një merkatoje aktive, ku drejtuesit kanë afruar dhe rinovuar disa futbollistë të rëndësishëm, atmosfera në kampin lezhjan është pozitive dhe objektivat mbeten ambicioze. Klubi synon të ndërtojë një skuadër konkurruese, e gatshme të përballojë sfidat e sezonit të ri në Kategorinë e Parë.
Me nisjen e përgatitjeve në kompleksin “Brians” në Gajush, Besëlidhja hap zyrtarisht një kapitull të ri, me besimin se sezoni 2026-2027 do të sjellë emocione, rezultate dhe rikthimin e ekipit në nivelet më të larta të futbollit shqiptar.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


