Një lajm i trishtë ka tronditur futbollin. Nga jeta është ndarë Jayden Adams, që luajti në këtë Botëror pikërisht me Afrikën e Jugut.
Informacioni i trishtë është konfirmuar nga familja e ish-mesfushorit 25-vjeçar. Adams luajti në tri ndeshje të Botërorit, ndërsa ishte edhe ylli i Sandauns në kampionatin e Afrikës së Jugut.
Ish-mesfushori dyshohet se vrau veten. Bëhet e ditur deri tani se vuante nga depresioni.
Adams luajti për herë të parë dhe të fundit në Botëror duke përmbushur një ëndërr. E gjithë bota e futbollit mbetet e tronditur nga lajmi më tragjik.


