Sokol dhe Simon Uldedaj, dy futbollistët 17 vjeçarë të Vllaznisë, tashmë janë edhe zyrtarisht pjesë e kësaj skuadre. Gazeta “Shkodra Sport” mëson se të dy ata kanë firmosur kontrata trevjeçare me kuqeblutë, me të drejtë zgjatje edhe më shumë.
Kjo sepse klubi kuqeblu i konsideron një investim shumë të mirë për të ardhmen. Pak minuta më parë është bërë edhe prezantimi i të dy këtyre lojtarëve përmes një videoje të postuar në faqen zyrtare të klubit.
Simon & Sokol Uldedaj
Dy vëllezër. Dy binjakë. Dy talente të Akademisë kuqeblu. Dy kontrata të para profesionale.
Nga Akademia e Vllaznisë, drejt ekipit të parë.
Rrugëtimi vazhdon… së bashku”


