Franca hyn si favorite e lehtë në gjysmëfinalen ndaj Spanjës, sipas parashikimeve të superkompjuterit të Opta-s. Simulimet tregojnë se francezët kanë 56.7% mundësi për t’u kualifikuar në finale, ndërsa Spanja vlerësohet me 43.3%.
Pavarësisht këtij avantazhi statistik, pritet një përballje shumë e ekuilibruar mes dy prej kombëtareve më të forta të turneut. Franca mbështetet te eksperienca dhe cilësia në repartin ofensiv, ndërsa Spanja ka bindur me lojën kolektive dhe organizimin taktik gjatë gjithë kampionatit.
Statistikat e Opta-s e vendosin Francën një hap përpara, por diferenca e vogël në përqindje tregon se fituesi mund të vendoset nga një moment individual ose një detaj gjatë 90 minutave.


