Vetëm një ditë pas eliminimit nga Kupat e Europës, Vllaznia ka prezantuar një tjetër përforcim në merkato. Bëhet fjalë për ish- lojtarin e Tiranës Rijad Kobilar. Prezantimi i tij është bërë pak minuta më parë nga ana e klubit kuqeblu teksa në faqen zyrtare shkruan:
“Mirë se erdhe, Rijad Kobilar!
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit Rijad Kobilar, i cili do të veshë fanellën kuqeblu për sezonin 2026-2027.
Me eksperiencën dhe cilësitë e tij në repartin e mesfushës, Kobilar vjen për të forcuar skuadrën dhe për të kontribuar në arritjen e objektivave të klubit.
I urojmë Rijadit suksese me fanellën kuqeblu dhe një sezon plot arritje!
Mirë se erdhe në familjen e Vllaznisë!”


