Tuesday, July 21, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENga Namik Mehmeti/ 10 'të shtënat' e Botërorit 2026

Nga Namik Mehmeti/ 10 ‘të shtënat’ e Botërorit 2026

Edhe pse finalja e Botërorit 2026 ka ulur siparin prej dy ditësh, komentet, kuriozitetet dhe statistikat vazhdojnë të mbushin faqet e La Gazzetta dello Sport.

Mes tyre janë edhe faktet që ky Botëror ka lënë pas, të cilat gazeta italiane i ka quajtur “10 të shtënat”.

Dhjetë episode, të shoqëruara me fotografi, zënë plot dy faqe të gazetës.

1. Blomevol – Një pije qetësuese për trajnerët gjatë pushimit të ndeshjes. Nuk do të habiteshim nëse këtë risi do ta shihnim, herët a vonë, edhe në futbollin europian.

2. “Gjyshi”, personazh filmi – Portieri 40-vjeçar i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vonzinha, ishte një nga personazhet më të veçantë të Botërorit.

3. Njeriu i diskredituar – Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, përfundoi në qendër të kritikave dhe besohet se mund t’ia lërë vendin Jurgen Klopp-it.

4. I falur dhe i rrahur – Futbollisti i SHBA-së, Folarin Balogun, pa kartonin e kuq t’i anulohej, sipas raportimeve, pas një telefonate të Presidentit Donald Trump.

5. Autogoli i ekzagjeruar – Egjiptiani Hanu u bë protagonist i një autogoli të pazakontë, me dy devijime vendimtare.

6. Haaland i mrekullueshëm – Erling Haaland shkëlqeu me golat e tij dhe më pas me festimin karakteristik “Viking Row”.

7. “Il Messia” në gjunjë – Brazili vazhdoi të mbështetej te Neymar, ndërsa tashmë Kombëtarja braziliane është në duart e Carlo Ancelottit.

8. CR7, lamtumirë – Cristiano Ronaldo i dha fund ëndrrës së tij botërore. Tre golat e shënuar nuk mjaftuan. Edhe Luka Modrić duket se po ndjek të njëjtën rrugë.

9. Sensor apo jo? – Goli i parë i Anglisë ndaj Norvegjisë ngjalli diskutime të shumta mbi vlefshmërinë e tij.

10. Fotoja e Messit me Lamine Yamal – Fotografia e Lionel Messit duke i bërë banjë vogëlushit Lamine Yamal u rikthye në qendër të vëmendjes. Nëntëmbëdhjetë vjet më pas, dy protagonistët e asaj fotografie u përballën në finalen e Botërorit 2026.

Namik Mehmeti
Firenze

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments