Tuesday, July 21, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREZYRTARE/ Portieri lezhjan prezantohet tek skuadra e tij e re

ZYRTARE/ Portieri lezhjan prezantohet tek skuadra e tij e re

Lezhjani Simon Simoni është futbollisti më i ri i Luzernit. Portieri i Kombëtares shqiptare vendosi të lërë përfundimisht eksperiencën në Bundesliga-n gjermane tek ekipi i Eintracht Frankurt, për të nisur një kapitull të ri në Superligën zvicerane me FC Luzernin. 

22-vjeçari është prezantuar nga stafi drejtues, ndërsa ka firmosur dhe një kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin e ri deri në verën e vitit 2029, pra 3-vjeçare. Siç duket, gardiani i ri i ka bindur në ndeshjen e fundit, ku luajti për 90 minuta dhe si shpërblim për paraqitjen ka fituar dhe kontratën e re.

Simoni ka qenë më herët pjesë e Dinamos në sezonin 2022/23, ndërsa ka luajtur gjithashtu për skuadra si FC K’lautern dhe Ingolstadt. Me Shqipërinë ai e bëri debutimin në shtatorin e vitit 2025, kur asokohe Kombëtarja drejtohej nga Sylvinho.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments