Saturday, August 8, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREALMANAK/ Sot ditëlindja e ish- basketbollistit të Vllaznisë Korab Llazani

ALMANAK/ Sot ditëlindja e ish- basketbollistit të Vllaznisë Korab Llazani

Shkruar nga Gjergj KOLA

Vllaznia e viteve ’80 në basketboll ka qenë një ndër ekipet më të mira të historisë së këtij sporti në Shkodër. Kjo ngaqë pjesë e tij kanë qenë basketbollistë të cilët kanë lënë gjurmë në histori me lojën dhe talentin e tyre. Ekipi i atyre viteve konsiderohet si ai që i dha kthesën në cilësi basketbollit shkodran.

Njëri prej pjestarëve të këtij brezi është edhe Korab Llazani, njeriu i cili sot ka ditëlindjen, feston 65 vjetorin e lindjes së tij. Me këtë rast, ne emer te redaksise se gazetes “SHkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj i urojme atij edhe 100 vite të tjera të lumtura!

Korabi ka lindur në Shkodër më 23 korrik 1961 dhe do të angazhohej shpejt me basketbollin, i cili do të kthehej në
elementin më të rëndësishëm të jetës së tij. Do të luante me Vllazninë deri në fundin 80, madje edhe shpallet kampion me këtë ekip në sezonin 1989-90.

Ndërkohë pas lënies së karrierës sportive pikërisht në janar të vitit 1994, ai do të niste atë si trajner duke punuar fillimisht me moshat ndërkohë që në vitin 1996 do të ishte një nga themeluesit e shoqatës sportive “Shkodra Basket”. Sukseset e arritura me këtë ekip, duke e shpallur kampion me të rinjtë, bëjnë që nga Federata t’i afrojnë postin e trajnerit të ekipit kombëtar të të rinjve.

Korab Llazani më pas do të largohej nga Shkodra për në Tiranë, ku do të niste punë fillimisht si inspektor pranë Federatës Shqiptare të Basketbollit për një vit, atë 1999-2000 dhe më pas e emërojnë drejtori i Drejtorisë së Organizimit dhe Promovimit të Sportit në Ministrinë përkatëse. Në Këtë Ministri do të qëndronte 5 vjet, në funksione të ndryshme por duke bërë një punë që la gjurmë në organizimin e sportit në vendin tonë.

Por puna në Ministri nuk do ta pengonte t’i rikthehej detyrës së trajnerit duke drejtuar ekipin e Valbonës, me te cilin ka arritur shume sukses. Konkretisht në vitet 2002-2007 ky ekip mori 5 tituj kampion, 4 Kupa të Shqipërisë dhe 5 Superkupa.

Ndërkohë që prej vitit 2008 e deri në vitin 2023 do të mbante postin e sekretarit të përgjithshëm të Federatës, post pra që e mbajti për 15 vite me rradhë dhe një jetëgjatësi e tillë në këtë detyrë sigurisht që është treguesi më i mirë se ai ka ditur ta bëjë si duhet këtë punë dhe prandaj është vlerësuar.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments