Thursday, July 30, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia luan të premten miqësoren e radhës

Vllaznia luan të premten miqësoren e radhës

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia do të zhvillojë të premten ndeshjen e radhës miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik 2026-2027. Kundërshtari i kuqebluve do të jetë Burreli i trajnerit shkodran Samuel Nikaj, në një takim që pritet t’i shërbejë stafit teknik për të vlerësuar edhe një herë gjendjen e skuadrës pas javëve të para të punës intensive.

Trajneri Edi Martini pritet të aktivizojë një numër të konsiderueshëm futbollistësh, duke u dhënë minuta si lojtarëve me më shumë eksperiencë, ashtu edhe elementëve të rinj të afruar gjatë merkatos apo futbollistëve të akademisë.

Qëllimi kryesor i kësaj sfide është testimi i gjendjes fizike të ekipit, provimi i varianteve taktike dhe rritja e minutazhit të lojtarëve. Miqësorja ndaj Burrelit do të jetë një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e ndërtimit të skuadrës për sezonin e ri.

Stafi teknik, me në krye trajnerin Edi Martini, synon të shohë sa më qartë nivelin e grupit përpara testeve të ardhshme. Pas kësaj përballjeje, Vllaznia do të vijojë programin e përgatitjeve me fazën e planifikuar në Pukë.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments