Më 14 shtator 2026 do të nisë edicioni i radhës i kursit për trajnerë të nivelit UEFA B në qytetin e Shkodrës. Ky kurs është i rezervuar veçanërisht për ish-lojtarët profesionistë me përvojë të gjatë, të cilët kanë luajtur të paktën shtatë sezone të plota në divizionin më të lartë apo në një ligë plotësisht profesionale dhe që dëshirojnë të ndjekin rrugën e diplomave të trajnerëve të UEFA-s duke filluar nga niveli UEFA B. Këta kandidatë mund të ndjekin kursin pa pasur një licencë UEFA C apo përvojë gjashtëmujore si trajner.
Kursi për licencën UEFA B do të zhvillohet i ndarë në katër periudha, konkretisht:
- 14–18 shtator 2026
- 28 shtator – 2 tetor 2026
- 19–23 tetor 2026
- 16–20 nëntor 2026
Për t’u regjistruar në këtë kurs, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin si më poshtë:
- Diplomë të shkollës së mesme (minimumi);
- Licencë UEFA C dhe vërtetim që kanë qenë aktivë si trajner ose zëvendëstrajner gjatë 6 muajve të fundit (vetëm për kandidatët që nuk janë ish-lojtarë profesionistë);
- Vërtetim nga klubi ose institucioni ku janë të angazhuar;
- Fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës;
- Numër kontakti dhe CV.
Kërkesa për regjistrim mund të dorëzohet në një nga format e mëposhtme:
- Email: drejtoria.edukimit@fshf.al
- Postë (me konfirmim marrjeje) në adresën: Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë.
- Dorëzim fizik pranë Sekretarisë së Shkollës në të njëjtën adresë.
Afati i fundit për paraqitjen e aplikimit është 01.09.2026. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të merren në shqyrtim.
Për çdo informacion në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës në adresën e emailit: drejtoria.edukimit@fshf.al .


