Mario Mitaj do të jetë futbollisti i ri i Genoas. Kështu ka raportuar eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, që shkruan se mes ekipit italian dhe Al Ittihad është gjetur dakordësia për marrëveshjen, huazim me të drejtën e blerjes në fundin e sezonit.
Shumë shpejt mbrojtësi i Kombëtares do të udhëtojë drejt Italisë për vizitat mjekësore dhe më pas për të hedhur firmën mbi kontratë.
Për shërbimet e anësorit të majtë, Genoa ka mposhtur konkurrencën e klubeve portugeze që shfaqën interesim për shqiptarin, ndaj dhe Mitaj po bëhet gati për hapin e madh të karrierës dhe rikthimin në Europë.
Me klubin saudit, 22-vjeçari kaloi 2 sezone, duke zhvilluar 55 paraqitje në total dhe fituar dy trofe, titullin në Ligën saudite në sezonin 2024/25 dhe Kupën e Mbretit në të njëjtin edicion.


