Në përfundim të festimeve madhështore për 100-vjetorin e Napolit, në “Piazza del Plebiscito” foli edhe trajneri i ri i të kaltërve, Massimiliano Allegri. I prezantuar nga ish-trajneri historik Edy Reja, Allegri tha: “Për mua është një nder të jem këtu. Pas 30 vitesh nga përvoja ime si futbollist jam rikthyer. 100-vjetori është pasuri e gjithë qytetit dhe e të gjitha brezave, me forcën që napolitanët kanë për t’u ringritur dhe për t’u rikthyer te fitoret”.
Trajneri theksoi se përshtypjet e para kanë qenë shumë pozitive: “Dashuria dhe pasioni që kam ndier në këto ditë të para të grumbullimit kanë qenë të jashtëzakonshme. Ajo që mund të premtoj është profesionalizëm dhe seriozitet maksimal për arritjen e objektivave”.
Kur tifozët nisën të brohorisnin “duhet të fitosh”, Allegri iu përgjigj me humor duke ngritur tre gishta, si simbol i tripletës: “Shpresoj të rikthehemi këtu pas një viti për të festuar ndonjë trofe. Shpresojmë një, dy ose tre trofe, nuk i dihet. Champions League? Sa fjalë e bukur… si në batutën e famshme të Totòs: Sa fjalë e bukur…”, – përfundoi ai me shaka.


