Nga Maringlen ZHIVANI
Besëlidhja vazhdon të investojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe imazhit të klubit. Skuadra lezhjane ka prezantuar autobusin e ri zyrtar, i cili do të përdoret për udhëtimet e ekipit në ndeshjet e kampionatit dhe aktivitetet e tjera sportive.
Autobusi është i personalizuar me ngjyrat dhe identitetin e Besëlidhjes, ku bie në sy mbishkrimi gjigant “BESËLIDHJA”, logoja e klubit dhe logoja e sponsorit “Colosseo Group”.
Dizajni modern i mjetit synon të përfaqësojë denjësisht klubin në çdo udhëtim. Ky është një tjetër hap në rritjen organizative të Besëlidhjes, e cila po përgatitet për sezonin e ri me synimin për të qenë sa më konkurruese në Kategorinë e Parë.
Prezantimi i autobusit të ri vjen si pjesë e investimeve të vazhdueshme të klubit dhe presidentit Pjerin Fushaj, duke forcuar edhe më tej imazhin dhe kushtet në shërbim të skuadrës.


