Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia është pranë zyrtarizimit të një tjetër përforcimi për sezonin e ri. “Shkodra Sport” mëson se François Dulysse ka firmos kontratën me klubin kuqeblu dhe shumë shpejt do të prezantohet si futbollisti më i ri i skuadrës.
Mbrojtësi qendror 27-vjeçar nga Haiti rikthehet kështu në futbollin shqiptar, pasi më parë ka qenë pjesë e Egnatias, me të cilën fitoi edhe trofe. Pas aventurës në Izrael me Hapoel Hadera, ai ka vendosur të pranojë ofertën e Vllaznisë.
Dulysse është një futbollist me eksperiencë ndërkombëtare dhe aktivizohet edhe me Kombëtaren e Haitit. Ai pritet t’i japë më shumë siguri repartit defensiv të skuadrës së drejtuar nga Edi Martini, që po vijon të ndërtojë organikën për objektivat e sezonit të ri.
Me afrimin e tij, Vllaznia shton cilësinë në qendër të mbrojtjes, ndërsa zyrtarizimi i transferimit pritet të vijë në orët në vijim.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


