Saturday, August 8, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE/ Gardiani gjerman largohet nga Vllaznia, portieri del i lirë

EKSKLUZIVE/ Gardiani gjerman largohet nga Vllaznia, portieri del i lirë

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Leon Pohls nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. “Shkodra Sport” ka mësuar se portieri gjerman ka mbyllur bashkëpunimin me klubin shkodran dhe tashmë është lojtar i lirë. Pohls ishte pjesë e Vllaznisë gjatë sezonit të kaluar, ku arriti të fitonte besimin e stafit teknik dhe të trajnerit Edi Martini, duke lënë përshtypje pozitive me paraqitjet e tij.

Gardiani gjerman ishte alternativa kryesore e kuqebluve në repartin e portës dhe shihej si një element me vlera për skuadrën. Megjithatë, situata ka ndryshuar në ditët e fundit. “Shkodra Sport” mëson se palët kanë ndarë rrugët dhe Pohls nuk është më nën kontratë me Vllazninë, duke dalë i lirë në merkato.

E ardhmja e portierit ishte vënë në diskutim edhe për shkak të interesimit nga Sherif Tiraspol. Pohls ishte pranë një transferimi te klubi moldav, por marrëveshja nuk u finalizua, për shkak të problemeve të shfaqura në vizitst mjekësore. Pavarësisht kësaj, tashmë rrugët e tij me Vllazninë janë ndarë.

Largimi i Pohls vjen në një moment delikat për skuadrën shkodrane, vetëm pak ditë para nisjes së kampionatit. Tashmë drejtuesit e Vllaznisë duhet të përcaktojnë se si do të veprojnë për repartin e portës dhe nëse do të afrojnë një tjetër gardian. Për Leon Pohls nis kështu kërkimi për një aventurë të re, ndërsa Vllaznia duhet të zgjidhë një nga çështjet e fundit të merkatos përpara startit të sezonit të ri.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments