Saturday, August 8, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVendosin golat e Kubazit dhe Muratajt, Vllaznia e mbyll me fitore testin...

Vendosin golat e Kubazit dhe Muratajt, Vllaznia e mbyll me fitore testin ndaj Tërbunit

Me rezultatin 2-0 në favor të kuqebluve është mbyllur ndeshja miqësore në mes ekipeve të Tërbunit dhe Vllaznisë, e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës. Fatin e këtij takimi e kanë vendosur dy golat e shënuar në pjesën e dytë nga Gerald Kubazi dhe Edon Murataj.

Skuadra shkodrane e nisi këtë ndeshje me formacionin e mëposhtëm: Jukaj, Cetkoviç, Dwumfour, Pusi, Musta, So. Uldedaj, Qato, Dros, Kobiljar, Perez, Balaj.

45 minutat e para nuk kanë dhuruar shumë raste teksa edhe Tërbuni u mundua të rezistonte dhe madje herëpashere edhe të shihte drejt portës së Jukajt. Në minutën e fundit të kësaj pjese, Balaj pengohet në mënyrë të parregullt brenda zone nga mbrojtësit pukjanë dhe arbitrit Ditmir Grimi tregoi pikën e bardhë.

Vetë Balaj u tregua altruist duke ia dhuruar topin Perezit për ta gjuajtur ai këtë 11-metërsh. Por gjuajtja e tij nuk ishte në lartësinë e duhur dhe si rrjedhojë portieri pukjan e ka grushtuar topin dhe kjo pjesë u mbyll në shifrat e barabarta 0-0.

Në pjesën e dytë trajneri Martini e nisi sërish me Jukajn në portë për disa minuta sepse më pas i la vendin Ndojt ndërsa gjithë lojtarët e tjerë u zëvendësuan dhe në fushë luajtën Gurishta, Latifi, Marku, Ara, Avduli, Mehmeti, Bizi, Tafili, Kubazi dhe Murataj.

Nv minutën e 48-të pas një inkursioni të Arës nga e djathta, topi mbetet në zonën e Tërbunit dhe aty Kubazi me një gjuajtje të fortë do ta dërgonte topin në rrjetë. Pak minuta para fundit ndërkoha Murataj do të dyfishonte shifra nga pika e bardhë dhe në këtë mënyrë kjo miqësore u mbyll me shifrat 2-0 për Vllazninë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments