Sunday, August 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ 17 vjeçari nga Tuzi Mark Gjokaj mahnit me dy golat ndaj...

VIDEO/ 17 vjeçari nga Tuzi Mark Gjokaj mahnit me dy golat ndaj Buduçnost. Deçiq i jep fanellën me numrin 10

Talenti shqiptar nga Tuzi, Mark Gjokaj, i ka magjepsur të gjithë me klasin e tij. Vetëm 17-vjeç, ai aktivizohet titullar në elitën e futbollit malazez, me skuadrën e Deçiçit të Tuzit, teksa ditën e djeshme i shënoi dopietë Buduçnostit, në duelin e vlefshëm për javën e dytë të kampionatit, që u fitua nga skuadra shqiptare me rezultatin 0-2.

Drejtuesit i kanë besuar edhe fanellën me numrin 10 mbi shpinë, teksa e ardhmja e sulmuesit Gjokaj, pritet të jetë tepër e ndritur.

Momentalisht djaloshi i talentuar është pjesë e Malit të Zi U-19, teksa në të ardhme me shumë gjasa do të ketë një interesim edhe nga kombëtaret e moshave të Shqipërisë, për ta joshur Gjokajn që të veshë fanellën kuqezi.

Futbollisti shqiptar, luan në dy role, atë të sulmuesit të krahut si dhe fantazist.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments