Saturday, August 15, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREVIDEO/ Besëlidhja humbet 2-3 miqësoren me Partizanin, shkëlqen Marco Molla me pritjet...

VIDEO/ Besëlidhja humbet 2-3 miqësoren me Partizanin, shkëlqen Marco Molla me pritjet e tij

Ditën e djeshme Besëlidhja ka zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore, këtë herë ndaj Partizanit. Ky takim është luajtur në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë dhe është fituar nga të kuqtë me rezultatin 3-2. Në fakt ka qenë një ndeshje me rivalitet dhe me përmbysje shifrash të herëpashershme.

Ka qenë Partizani ai që ka kaluar i pari në avantazh me golin e Human në ’30 me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone. Por 8 minuta më vonë ka qenë sulmuesi Akansase ai që ka barazuar shifrat në 1-1 për Besëlidhjen. Lezhjanët nuk do të ndaleshin me kaq sepse në ’41 do të kalonin edhe në avantazh me golin e 18 vjeçarit Flavio Fusha dhe pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 2-1 për ta.

Në ’56 ndërkohë arbitri do të akordonte një 11-metërsh për Partizanin por gjuajtja e Xhuliano Skukës nga pika e bardhë është pritur nga portieri shkodran Marco Molla. Ky i fundit në fakt ka shkëlqyer në këtë ndeshje me pritjet e tij duke treguar edhe njëherë tjetër se do të jetë një pikë shumë e fortë për Besëlidhjen në pretendimet e saj drejt Superligës.

24 vjeçari që pak vite më parë ka qenë pjesë e Bolonjës në Seria A, gradualisht duket se po rikthehet në ditët e tij më të mira dhe këtë e tregoi edhe në miqësoren ndaj Partizanit ku bëri disa pritje vendimtare.

Sa i takon rezultatit, të kuqtë me golat e shënuar nga Human dhe Kazim ka arritur të përmbysë gjithçka dhe të fitojë këtë miqësore me shifrat 3-2. Për ta, kjo ishte ndeshja e fundit testuese pasi siç dihet javën e ardhshme do të nisë kampionati i Superiores, por ndërkohë Besëlidhja do të vijojë të luajë sërish ndeshje miqësore që do ta ndihmojnë edhe më shumë të rritet dhe të jetë gati për kampionat.

Ndërkohë me Marco Mollën në portë padyshim që skuadra e drejtuar nga trajneri Elvis Plori duket se ka një garanci të madhe në prapavijë dhe mjafton të shikoni këtë video me disa nga pritjet në ndeshjen e djeshme ndaj Partizanit për t’u bindur për këtë gjë.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments