Futbollisti shkodran Eridon Qardaku është shndërriar në një nga protagonistët e Dinamos në këtë aventurë europiane. Ai shënoi gol edhe në sfidën e fundit ndaj Audas duke kontribuar në kualifikimin e skuadrës në fazën e “playoff”-it.
Ai ka dhënë sot një intervistë për median e shkruar, por ndër të tjera i është përgjigjur edhe një pyetje për interesimin e Vllaznisë në adresë të tij gjatë kësaj vere siç dhe doën zërat pak kohë më parë.
26 vjeçari i rritur tek Akademia Vllaznia në fakt mohoi të ketë patur ndonjë kontakt apo për më tepër ndonjë ofertë nga drejtuesit kuqeblu dhe për këtë çështje është shprehur:
“Në fakt, në dijeninë time, nuk ka pasur asnjëherë interes nga Vllaznia për mua. Nuk kam pasur asnjëherë asnjë kontakt apo diçka konkrete dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë atë lajm që qarkulloi gjatë verës. Unë kam qenë i fokusuar te Dinamo dhe te vazhdimi i rrugëtimit tim këtu”.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


