FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGurishta jo, Kobiljar po, Vllaznia bën gati formacionin anti- Skënderbeu

Gurishta jo, Kobiljar po, Vllaznia bën gati formacionin anti- Skënderbeu

Vllaznia do të luajë sonte në ora 21:00 ndeshjen e hapjes së kampionatit teksa do të presë në stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Skënderbeut. Trajneri Edi Martini e ka bërë gati skuadrën për këtë takim dhe duket se ka vetëm pak dilema sa i takon ndërtimit të formacionit.

Vetë ai ndërkohë i ka dhënë përgjigje edhe dilemave për aktivizimin e Erdenis Gurishtës dhe Rijad Kobiljar të cilët kanë qenë të pezulluar nga Disiplina që prej sezonit të kaluar. Sipas numri 1 të pankinës shkodrane, mbrojtësi do të mungojë edhe të paktën 2 ndeshje derisa të përmbushë gjysmën e pezullimit dhe më pas klubi do të paguajë për pjesë e mbetur të tij për të qenë i gatshëm për të luajtur.

Ndërkohë krejt ndryshe është situata me mesfushorin Kobiljar i cili sot pritet ta nisë takimin ndaj korçarëve nga minuta e parë. Gjithsesi, pavarësisht emrave që do të zbresin në fushë, objektivi i Vllaznisë është i qartë, për ta nisur kampionatin me fitore.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments