Ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e merkatos së verës dhe te Vllaznia duket se do të ketë lëvizje të reja. Bëhet fjalë për lëvizje si në dalje ashtu edhe në hyrje. I pari që pritet të lëvizë është mesfushori Rijad Kobiljar.
Bëhet e ditur se në adresë të tij ka ardhur një ofertë të ardhur nga një skuadër nga Bahreini e cila është e gatshme të derdhë në arkën e klubit shkodran një shumë prej 50 mijë eurosh për ta lënë të lirë atë.
Duket se një klauzolë e tillë ka qenë e parashikuar në momentin e firmosjes së kontratës me futbollistin boshnjak dhe oferta ka ardhur para afatit përmbyllës të merkatos. Në këto rrethana, me shumë të ngjarë në dy ditët e fundit do vijë edhe “divorci” i 30 vjeçarit me Vllazninë.
Kjo do të thotë se drejtuesit shkodranë do të vihen menjëherë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe prandaj pritet që kjo javë të jetë “e nxehtë” për kuqeblutë.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


