Al Jazira kërkon shërbimet e Kristjan Asllanit. Emri i mesfushorit të Kombëtares largohet nga Europa ku opsionet nuk kanë munguar. Klubi i Abu Dabit ndërkohë po negocion me Interin.
Lajmi është konfirmuar edhe nga ekspertë të merkatos. Fabricio Romano ka ndarë detajet duke treguar se nga Asllani nuk ka akoma një vendim.
Sa i përket Interit raportohet se pranon vetëm shitjen e menjëhershme, duke shmangur huazimin tek Al Jazira. Asllani do të largohet nga zikaltërit, por mbetet e paqartë se cili do të jetë klubi i ri.
Nëse pista e Al Jazirës konkretizohet, atëherë do të luante në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sheikët janë gati për afrimin e Asllanit.


