FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEMERKATO/ KF Shiroka merr mesfushorin e Apolonisë

MERKATO/ KF Shiroka merr mesfushorin e Apolonisë

Drejtuesit e KF Shiroka po vijojnë përpjekjet e tyre për forcimin e skuadrës me lojtarë cilësorë duke zëvendësuar në këtë mënyrë disa prej lojtarëve që janë larguar gjatë kësaj vere. Në këtë kuadër, ato sot kanë bërë realitet një tjetër përforcim.

Bëhet fjalë për një mesfushor afrikan i cili sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Apolonisë së Fierit dhe si rrjedhojë e njeh mjaft mirë futbollin shqiptar, prandaj pritet të japë kontributin e tij ashtu si duhet edhe tek skuadra e tij e re.

Ka qenë vetë KF Shiroka që përmes faqes zyrtare e ka bërë të ditur një përforcim pak minuta më parë kur shkruan:

“WELCOME, MIRACLE AMAGBA!

KF Shiroka ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Miracle Amagba.
Mesfushori 20-vjeçar nigerian i bashkohet skuadrës sonë pas eksperiencës me FK Apolonia në Kategorinë e Parë.

Mirë se erdhe në familjen tonë, Miracle!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments