FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENevil Dede: Do të luajmë vetëm për fitore, besojmë te kalimi në...

Nevil Dede: Do të luajmë vetëm për fitore, besojmë te kalimi në Europa League

Pas barazimit 0-0 në Rrogozhinë, Egnatia do të përballen nesër në transfertë përballë Lillestrom, në ndeshjen e dytë të play-off të Europa League. Sfida që do të zhvillohet në Norvegji, nis në orën 19:00.

Ndërsa në prag të këtij takimi, ka folur edhe trajneri i kampionëve të Shqipërisë, Nevil Dede. Ky i fundit është shfaqur mjaft besimplotë, duke shpresuar tek fitorja, ndërsa thekson se tifozët do të luajnë rol kyç në këtë objektiv.   

Çfarë mendoni tani për ndeshjen e parë?

Ishte ndeshje e fortë. Lillestrom e nisi mirë deri në gjysmën e pjesës së parë. Pastaj ne balancuam ndeshjen. Dhe me lojën e zhvilluar e me rastet e krijuara, duhej të kishim fituar.

Si e parashikoni ndeshjen nesër?

Ne do të kemi mbështetje tifozësh, faktor që do të na ndihmojë për të luajtur mirë dhe për të realizuar objektivin. Besoj se Lillestrom do të fillojë të luajë fort duke shfrytëzuar faktorin fushë. Besoj se pas minutës së 30-të, do të balancohet loja. Çdo gjë do të jetë e barabartë dhe ne do të luajmë vetëm për fitore. Besojmë tek fitorja.

Si ju duket fusha, gjendja e saj?

Ne jemi vend mesdhetar dhe ka shumë diell. Klima nuk të lejon që të kesh bar kaq të mirë sa këtu. Nuk pretendoj të krahasohemi me stadiumet në Norvegji dhe fushat e Norvegjisë, por fusha jonë në Rrogozhinë është shumë e mirë gjithashtu.

Cila është gjëja kryesor që ju mendoni se ju jep mundësi të fiton?

Entuziazmi dhe energjia që do të marrim nga tifozët.  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments