FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdryshimet në mesfushë, dy opsione për të zëvendësuar Kobiljar

Ndryshimet në mesfushë, dy opsione për të zëvendësuar Kobiljar

Shkruar nga Endri ÇINARI

Largimi i Rijad Kobiljar ka hapur një boshllëk të rëndësishëm në mesfushën e Vllaznisë, në prag të javës së dytë të kampionatit ndaj Elbasanit. Mesfushori boshnjak ishte aktivizuar si titullar në ndeshjen e parë të sezonit, por aventura e tij me kuqeblutë ka marrë fund dhe tashmë Edi Martini duhet të gjejë alternativën e duhur për ta zëvendësuar.

Një nga emrat që duket se mund të përfitojë nga kjo situatë është Adnard Mehmeti. Mesfushori, i ardhur gjatë kësaj vere nga Partizani, mund të ketë shansin e tij për të luajtur nga minuta e parë dhe për të marrë një rol më të rëndësishëm në formacionin shkodran.

Megjithatë, Mehmeti nuk është alternativa e vetme që po shqyrtohet. Në atë pozicion mund të përshtatet edhe Edon Murataj, i cili në seancat e fundit stërvitore është provuar më pranë mesfushës. Numri 11 u aktivizua në javën e parë në dyshen e sulmit, së bashku me Bekim Balajn, por një tërheqje e tij disi më poshtë mund t’i jepte Martinit një zgjidhje tjetër për repartin e mesit.

Nëse trajneri shkodran do të vendosë për këtë alternativë, atëherë do të hapej një vend në repartin ofensiv. Në këtë mënyrë, mundësitë për të marrë një vend në formacion do të shtoheshin për emra si Perez apo Tounkara, në varësi të zgjedhjeve që do të bëjë Martini.

Ndaj, një nga dilemat kryesore të Vllaznisë për sfidën e javës së dytë do të jetë pikërisht mënyra se si do të zëvendësohet Kobiljar. Nëse do të jetë Mehmeti ai që do të marrë direkt vendin e boshnjakut, apo Murataj që do të tërhiqet më pranë mesfushës, mbetet për t’u parë, por ndryshimet në formacion duket se janë të pashmangshme.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments