FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Shëmtia' e një nate vere në 'Elbasan Arena', shkodranëve u vjen 'në...

‘Shëmtia’ e një nate vere në ‘Elbasan Arena’, shkodranëve u vjen ‘në majë të hundës’ VAR-i

Duhej të ishte një ndeshje e bukur në mes dy prej skuadrave më të mira të sezonit të kaluar, por përfundoi në një sfidë të “shëmtuar” ku protagonistët kryesorë të gjithë asaj se çfarë ndodhi ishin arbitrat dhe kryesisht ata të VAR-it.

Shkodranët si rrjedhojë reaguan, me shumë të drejtë sepse arbitrat i mohuan një trepikësh që mbase mund të rezutojë me shumë vlerë në fund të kampionatit. Irritimi i gjithë stafit, i lojtarëve dhe i drejtuesve ishte mëse i ligjshëm.

Në fakt zanafilla e këtij irritimi nuk e kishte pikënisjen nga ngjarjet e djeshme në “Elbasan Arena”, por që prej sezonit të kaluar kur vendimet e VAR-it i kushtuan Vllaznisë humbjen e titullit kampion dhe të Kupës së Shqipërisë me vendimet e njëanshme të dhëna në sfidat ndaj Egnatias dhe Dinamos.

Po ky VAR dje ishte sërish protagonist. Fillimisht me një karton të kuq të padhënë në pjesën e parë për një ndërhyrje me taka në dëm të Dros dhe më pas me anullimin e golit të Tafilit dhe ndoshta ndoshta edhe të Mustës.

Dhe të mos harrojmë se këto gabime kushtojnë shumë nga ana financiare për një skuadër, prandaj dhe dikush duhet të marrë përgjegjësi për to. FSHF nxitoi të dënonte dhunën ndaj arbitrave pas ndeshjes Elbasani- Vllaznia, por në fakt gjëja e parë që duhet bërë është të rregullojnë arbitrimin. Problemi i tij nuk ka qenë dhe nuk është ardhja e një dizenjatori nga Spanja. Problemi i arbitrimit është mënyra si duan ta japin një vendim, me tendenë apo pa tendencë.

Dhe për ta mbyllur “shëmtinë” e natës së mbrëmshme në “Elbasan Arena” kishin menduar disa tifozë- VIP (në fakt nuk duhej të ishin të pranishëm fare në stadium ngaqë fusha ishte e dënuar) të cilët nga minuta e parë dhe deri në fund nuk pushuan njëherë së shari dhe ofenduari Emiljano Mustën, Edi Martinin dhe Vllazninë. Dhe për t’i vënë kapakun, ishte dhe goditja e Mustës pas ndeshjes ndërsa ai po i drejtohej autobuzit të ekipit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments