Na kena pa shumë gjana në këto vite. Kena pa Vllazninë me u goditë prej federatës, prej vendimeve, prej arbitrave e prej gjithfarë mekanizmash.
Por ajo që pamë mbramë mbas ndeshjes në Elbasan ishte diçka tjetër: një sulm i organizuem mediatik kundër Vllaznisë dhe, në thelb, kundër Shkodrës. Dhe ma e forta është që sot ne kor “Keshilli i shtrigave” therret me te madhe qe per Vllaznine duhen marre masa drastike.
E mos kujtoni se Shkodra asht mësue me u trembë.
Na jena Shkodra!
Jena qyteti që nuk ka ditë me u përkulë. As kur ka pasë përballë pushtete të mëdha, as kur ka pasë padrejtësi, e as sot kur disa kujtojnë se me disa portale, disa kamera e disa mikrofona mund ta baltosin Vllazninë.
Mund ta kritikoni Vllazninë.
Mund ta gjykoni.
Mund të na sulmoni sa të doni.
Por mos kujtoni se do të na mësoni ju se çfarë asht drejtësia e çfarë asht dinjiteti.
Se Shkodra e ka pague shtrenjtë krenarinë e vet, por kurrë nuk e ka shitë për një karrige, një interes apo një favor.
E për ata që mbramë u bashkuen në kor kundër Vllaznisë, vetëm një fjalë:
Mos e ngatërroni heshtjen tonë me dobësi.
Na dimë me durue.
Na dimë me falë.
Por kur na preket e jona, Shkodra çohet në kambë.
Vllaznia mund të humbë një ndeshje.
Mund të fitojë një kampionat.
Por një gja nuk ka me humbë kurrë:
KRENARINË E SHKODRËS!
VLLAZNIA ASHT SHKODËR.
SHKODRA NUK PËRKULLET!
*Trajner futbolli


